×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Njeriu më i pasur në botë, humb pasurinë

    Insajderi
    05 April 2019 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Divorci që i kushtoi miliarda: Ish-gruaja ja merr të gjitha njeriut më të pasur në botë.

    Pronari i “Amazon” dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë Jeff Bezos, pak kohë më parë lajmëroi  se do  t’i jepte fund martesës  pas shumë vitesh. Mirëpo siç duket  me ish-gruan e tij, Mac Kenzie, i ka kushtuar  pak si shumë miliarderit të  njohur.

    Siç është mësuar  nga  mediat e huaja, Bezos i është dashur t’i jap ish-gruas së tij  një të katërten e  kompanisë “Amazon”, që ka vlerë prej 32 miliardë dollarë. Gjithashtu mësohet se ai do të mbaj 75 përqind të aksioneve dhe poashtu  do të ketë të drejtën e votimit  për aksionin e ish-gruas së tij.

    Përveç aksioneve të “Amazon” ish-gruaja e tij do të marrë edhe aksionet e “The Washington Post” dhe “Blue Origin”, kompania e tij për eksplorimin e hapësirës. Siç duket shkak i  divorcit të tyre u bë tradhëtia e Bezos me Lauren Sanchez, që i dha fund martesës disavjeçare. Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë,  me 4 miliardë dollarë se Bill Gates.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark