Insajderi
Sport

Njeriu më i përfolur në futboll, Salah nominohet për një çmim të madh

Insajderi
09 December 2025 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Njeriu më i përfolur në futboll, Salah nominohet për një çmim të madh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti më i përfolur në botë ditëve të fundit, Mohamed Salah është nominuar për një çmim prestigjioz të BBC-së

Çmimet e personalitetit sportiv të vitit nga BBC-ia do të ndahen më 18 dhjetor.

Salah është njëri nga gjashtë të nominuarit.

Mbreti egjiptian shënoi 29 gola në Premier League dhe theu një mori rekordesh, ndërsa ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e 20-të në Premierligë.

Superylli egjiptian, 33 vjeç, e kritikoi ashpër trajnerin Arne Slot pas barazimit 3-3 të skuadrës së tij kundër Leeds.

Për këtë trajneri s’e ka marrë yllin në Itali për ndeshjen e sotme ndaj Interit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark