Një burrë nga India që shpëtoi nga përplasja e aeroplanit kohë më parë, ka blerë biletën fituese të lotarisë pak kohë para atij fluturimi, dhe tani është bërë milioner, shkruan The Independent.
Mohammad Basheer Abdul Khadar kishte blerë biletën para se të nisej për të parë familjen e tij. Biletën fituese të lotarisë prej një milion dollarëve e kishte blerë në të njëjtin aeroport nga ku ka udhëtuar, në Dubai.
Për më tepër, “mrekullia” e dytë e tij brenda pak kohës vije kur ai po bëhej gati që të pensionohej.
Ai i ka thënë medieve se është i sigurt se zoti e ka shpëtuar për një qëllim të caktuar, duke shtuar se planifikon që paratë e fituara t’i jap për bamirësi.
Thotë se tashmë kur jeta i ka dhënë një mundësi të dytë pas shpëtimi nga aksidenti, do të shpenzojë kohën e tij më mirë.
“Nuk do ti jap paratë tek ndonjë organizatë bamirësie ose të hap ndonjë biznes. Do të gjejë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Unë kam qenë i varfër dhe e di se nëpër çfarë kalojnë njerëzit,” thotë ai.
A është Mohammad njeriu më fatlum në botë?/Insajderi.com