×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Njësia Speciale Operative ‘ROSU’ paralajmëron protestë para qeverisë

    Insajderi
    28 October 2023 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësia Speciale Operative (ROSU) ka paralajmëruar protestë për të enjten e 2 nëntorit, për shkak të pakënaqësive me pagat, shtesat si dhe rrezikshmërinë në vendin e punës.

    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet se protesta do të organizohet para objektit të Qeverisës së Kosovës, ku do të shpalosen specifikisht kërkesat e tyre.

    Siç merr vesh Insajderi protesta do të fillojë nga ora 11:00.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur të premten njoftoi se shtesat e rrezikshmërisë do të fillojnë të aplikohen nga muaji nëntor.

    “Në këtë propozim përfshihen gjithsej 7 kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subject i rrezikshmërisë. Shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt janë nga 150 euro shtesë, të pagës bazë. 120 euro për Njësinë Speciale Operative, K9 dhe Njësia për Eskploziv dhe Demolim”, ka thënë Kurti përcjell Insajderi.

    “Pjesëtarët e patrullave kufitare nga 100 në muaj ndërsa pjesëtarë e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj”

    “Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë ekipin më të madh të Polciisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj kurse policët që kujdesën për sigurimin e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve do t;ju ndahen nga 50 dhe respektivisht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, tha kryeministri.

    “Shtesat për rrezikshmëri do të fillojnë së aplikuari nga paga e muajit nëntor kurse për muajit e deritanishëm nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për pagat, shtesat e rrezikshmërisë do të ndahen në mënyrë retroaktive”, sqaroi Kurti.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark