×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Njihuni me murgeshat që kultivojnë lëndë narkotike, fitojnë kaq milionë dollarë në vit

    Insajderi
    28 October 2022 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Kaliforninë Veriore në SHBA, ekziston një grup murgeshash të cilat merren çdo ditë me kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe bimëve të tjera për qëllime mjekësore. Gratë jetojnë bashkë si në çdo manastir tjetër, punojnë dhe i luten Zotit së bashku, por nuk janë të lidhura me ndonjë urdhër të caktuar fetar, shkruan BBC.

    Këto gra janë “Motrat e Luginës”, të cilat udhëhiqen nga motra Kate. Ato janë anëtare të një grupi të vetëshpallur murgeshash të cilat identifikohen si shëruese dhe feministe, por më e rëndësishmja, biznesmene.

    Kalifornia ishte shteti i parë që legalizoi marijuanën mjekësore në vitin 1996, dhe përdorimi rekreativ ka qenë i ligjshëm që nga viti 2016. Ligji, megjithatë, është plot me boshllëqe, që do të thotë se ligjshmëria e kultivimit të marijuanës ndryshon nga qarku në qark dhe nga qyteti në qytet.

    Kjo do të thotë që për Motrat e Luginës, rritja e 60 bimëve të tyre, këtu në Merced County, është e jashtligjshme.

    “Sherifët e dinë këtë, ata thjesht më lejuan por në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që ata të më lejojnë ” tha Kate.

    Ka një shtëpi të dytë në pronësi, të cilën motrat e quajnë “abbey”, aty bëhet i gjithë prodhimi i ilaçeve. Ata prodhojnë dhe shesin të gjitha ilaçet dhe përzierjet e tyre me bazë kanabisi, një biznes që para pandemisë fitonte 1.2 milionë dollarë në vit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark