×
Show

Njihuni me personin që krijon dhe më pas i shet “funpage-t” e “VIP-ave” shqiptarë

Insajderi
14 September 2016 - 15:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stiljan Kananaj është djali i cili ka gjetur një “punë” shumë fitimprurëse përmes rrjeteve sociale. I ftuar në programin “Wake Up” në Top Channel, Stiljano ka treguar se si krijon “funpage” të personazheve të njohur dhe më pas vendosë t’i shesë ato.

I pyetur se pse ka vendosur të hapë faqe të VIP-ave dhe më pas t’jua shesë atyre, ai është përgjigjur: “Është një punë fitimi për mua pasi kur hapet një faqe verifikimet nuk janë të nevojshme, por në momentin që ajo verifikohet, atëherë duhet të jetë personazhi i vërtetë pasi kërkohet kartë identiteti dhe prandaj më pas unë vendos t’i shesë”, njofton Top Channel.

Po nga i erdhi kjo ide Stiljanos?! Ai ka zbuluar se nisi krejt rastësisht me banorët e “Big Brother”, ku vuri re interesin e madh. Ai shton gjithashtu se në bisedat që bën me fansat e personazheve publik, ai shfaqet si menaxheri i faqes së personit në fjalë.

Dhe nëse doni të dini se sa lek është shitur faqja e Luana Vjollcës, e cila nuk është blerë nga ajo por nga një tjetër fans, vlera ka shkuar në 1800 euro.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark