Vitet kalojnë shpejt edhe për Sylvester Stallone, i cili vetëm kur mori vesh që tre vajzat e tij (po po të trija) do të marrin pjesë në Miss Golden Globe 2017.
Në një intervistë dhënë për “Entertainment Tonight”, ylli hollivudian i filmave aksion tha se nuk e beson ende se vajzat e tij janë rritur, ndërsa meritën për rritjen dhe edukimin e tyre ja dha tërësisht bashkëshortes, ish-modeles Jannifer Flavin, shkruan Top-channel.
“Është gjithçka meritë e Jennifer. Jam i tronditur sesi jeta ecën me kaq shpejtësi kur shoh sesa janë rritur vajzat e mia të mrekullueshme”, thotë 70-vjeçari.
Sylvester Stallone dhe Jennifer, 22 vite më e re se ai, janë prindër të Sophias, 20 vjeç, Sistine, 18 vjeç dhe 14-vjeçares Scarlet. Sophia ndjek studimet universitare, Sistine është në gjurmët e së emës si modele, ndërsa Scarlet është një atlete e talentuar.