Insajderi
Biznes

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për rimbursim nga kuponët fiskal

Insajderi
23 May 2020 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

ATK-ja ka njoftuar se ka pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve të qytetarëve lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, e cila është ndërprerë gjatë kohës së pandemisë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ATK’ja ka bërë me dije se ende nuk është vendosur për ri-fillimin e kampanjës për rimburësim të kuponëve fiskal..

“Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasoj e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë. Të nderuar qytetarë,  ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë,  në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj”, thuhet në njoftimin e tyre./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark