Insajderi
Lajme

Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Financave për pensionistet

Insajderi
20 June 2022 - 09:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Financave për pensionistet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas lehtësimit të masave dhe zbutjes së situatës pandemike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin e gjerë si dhe të gjithë përfituesit e skemave pensionale, në veçanti, që gradualisht ka filluar me procesin e lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit.

Në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive të paraqiten në objektet e Departament të Pensioneve në regjionet ku jetojnë. Lajmërimet do të bëhen në orarin dhe kategorizimin si në vijim:

  • Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19;
  • Nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19.

Në rastin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre. Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark