23:17 - 14 Shtator 2021

Kanada ka vendosur masa të reja sa i përket qytetarëve të Kosovës të cilët duan të udhëtojnë drejt këtij shteti.

Shefi i Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Tornto, Donat Syla ka bërë të ditur se masat kanë hyrë në fuqi nga 7 shtatori dhe do të zgjasin deri më 31 tetor 2021.

“Duke filluar nga 7 shtatori, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë drejt Kanadasë për udhëtime jo-esenciale, nëse kanë marrë dy doza të vaksinave anti Covid-19, të aprovuar nga shteti kanadez”, ka shkruar Syla në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Për shtetasit e Republikës se Kosovës
Duke filluar nga 7 shtatori, te gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës mund te udhëtojnë drejt Kanadasë për udhëtime jo-esenciale, nëse kanë marrë dy doza të vaksinave anti Covid 19, të aprovuar nga shteti kanadez.
Personat që kërkojnë të pajisen me vizë, duhet të aplikojnë sipas procedurave standarde, si dhe të tregojnë dëshmi se kane marrë dy doza të vaksinës.
Përjashtim nga kriteri i sipërpërmendur bëjnë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që janë të pavaksinuar, por që kanë:
Anëtarë të familjes që janë shtetas kanadez,
Anëtarët qe janë pjesë e ekuipazhit të linjave ajrore,
Personat e kërkuar për te ofruar shërbime esenciale në Kanada,
Personat me leje të punës kanadeze,
Personat me vizë studentore,
Kjo masë e autoriteteve kanadeze mbetet ne fuqi deri me 31 tetor 2021.