×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Njoftim për manifestim interesi

    Insajderi
    07 June 2024 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer të ofrohen në favor të njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të forcës italiane të ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Vlera e parashikuar e kontratës 395,000.00 €. Kohëzgjatja e shërbimit: 12 muaj duke filluar nga muaji pasues i nënshkrimit të kontratës me mundësi zgjatjeje tremujore.

    Qendra Administrative e Intendencës në Kosovë, njofton kompanitë e interesuara se është qëllimi i forcës intervenuese italiane (ITALFOR) që të vazhdojë me caktimin e shërbimit të marrjes me qira të veturave pa shofer për plotësimin e nevojave të lëvizshmërisë së Komponentëve/Njësive të saj, në mënyrën dhe kushtet e treguara më poshtë.

    Karakteristikat e automjeteve

    Kontingjenti italian ka nevojë për të paktën:

    – 2 (dy) mjete komerciale për transportin e personave të kategorisë SUV të klasit “Premium”, të quajtura Grupi “A”;

    – 38 (tridhjetë e tetë) automjete komerciale për transportin e njerëzve (Sedan me 3 vëllime/Pick- up/SUV/kompakt Crossover), nga të cilat të paktën nr. 3 të tipit pick-up, i quajtur Grupi “B”;

    – 2 (dy) mjete komerciale furgona të mbyllur për transportin e materialeve, të quajtura Grupi “C”;

    – 3 (tre) mjete komerciale për transport kolektiv për të paktën 15 persona, tip minibus, të quajtur Grupi “D”;

    – 5 (pese) mjete komerciale të kombinuara për transport të përzier materialesh dhe njerëzish deri në 9 vende, të quajtura Grupi “E”.

    Shërbimet ndihmëse të detyrueshme

    Shërbimet e cekura më poshtë duhet të kuptohen si të përfshira në tarifën mujore të shërbimit të qirasë:

    – mirëmbajtje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, të nevojshme për funksionimin perfekt të mjetit;

    – kontrolli periodik i mjetit;

    – asistencë rrugore me ndërrimin e automjeteve në të gjithë zonën e interesit operativ (Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë);

    – ndërrimin (me çmontim dhe montim) të gomave normale dhe dimërore;

    – pajisjet në bord (fikës zjarri, xhaketë me shikueshmëri të lartë, set i mundshëm i fryrjes se gomave në mungesë të një rrote rezervë, trekëndësh paralajmërues);

    – disponueshmëria e menjëhershme e mjetit zëvendësues, në rast të mosfunksionimit të mjetit të marrë me qira;

    – menaxhimin e plotë të praktikave administrative dhe tatimore;

    – mbulim sigurimi gjithëpërfshirës (lloji “kasko”), për mbulimin total në rast aksidenti rrugor ose dëmtimi të mjetit;

    – menaxhimin administrativ dhe procedural të kërkesave;

    – caktimi i një personi kontaktues të dedikuar për çdo esigjencë, qoftë operacionale apo administrative në lidhje me kontratën dhe menaxhimin e shërbimit.

    Dorëzimi i automjetit

    Dorëzimi i automjeteve duhet të bëhet në selinë e kontingjentit, saktësisht pranë bazave Camp Villaggio Italia (CVI) në Belo Polje – Pejë dhe Camp Film City (CFC) në Prishtinë, varësisht nga njësia që merr automjetin me qira.

    Kërkesat për pjesëmarrje

    Kompanitë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurën e gares:

    a) përshtatshmëria profesionale:

    – të jenë të regjistruara në listën e Ndërmarrjeve të autorizuara për ushtrimin profesional të veprimtarisë ekonomike për të cilën thirret procedura (shërbimi i automjeteve me qira) (të regjistruara prane ARBK-së);

    – të mos kenë shkaktuar një ose më tepër nga arsyet e mëposhtme për përjashtim:

    – të ketë kryer, qoftë përmes organeve të saj korporative, shkelje të rënda në çështjet penale, civile dhe administrative;

    – shkelje të rënda profesionale;

    – në gjendje falimentimi, likuidimi gjyqësor ose te detyrueshëm ose marrëveshje me kreditorët.

    b) aftësi tekniko-profesionale:

    – të ketë kryer pa dëm në tre vitet paraprake, për të paktën një vit radhazi, një shërbim të ngjashëm në favor të autoriteteve/organeve publike shtetërore dhe vendore, organeve ushtarake dhe/ose policore, organizatave ndërkombëtare, forcave të ndërhyrjes që veprojnë në kontekst të misioneve NATO/BE.

    c) kapaciteti ekonomiko-financiar:

    të ketë arritur në periudhën trivjeqare paraardhëse një xhiro totale specifike minimale (për ushtrimin e të njëjtit aktivitet) prej të paktën 500,000.00 €.

    Kompanitë e interesuara duhet të demonstrojnë zotërimin e kërkesave të sipërpërmendura ne momentin kur shprehin interesin duke paraqitur certifikatën/dokumentacionin e duhur provues.

    Kriteri i perzgjedhjes

    Kriteri i perzgjedhjes së shërbimit është ai i ofertës ekonomikisht më të favorshme, qe do te identifikohet në bazë të raportit më të mirë cilësi/çmim. Për këtë, ofertës ekonomike (çmimit) do t’i caktohet një vlerë maksimale prej 30 pikësh, ndërsa ofertës teknike (cilësia e shërbimit të ofruar) do t’i caktohet një vlerë prej 70 pikësh.

    Kushtet dhe regullat për shprehjen e interesit

    Kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procedurë deri në ora 10:00 të dates 21/06/2024, duke dërguar një komunikim të shkurtër në adresën e mëposhtme të e-mailit:

    E-mali duhet të përmbaj tekstin e mëposhtëm:

    Shënim për përpilim

    (1) tregoni emrin e Kompanisë dhe kodin fiskal të së njejtës:

    (2) tregoni adresën e postës elektronike në të cilën dëshironi të merrni ftesën për të paraqitur ofertën:

    (3) tregoni numrin e telefonit të personit kontaktues të kompanisë.

    E-mailit të lartpërmendur duhet t’i bashkëngjitet dokumentacioni pasues:

    – certifikata e regjistrimit të biznesit pranë ARBK-së në kuader të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë;

    – certifikatën e rregullshmerisë tatimore (Vërtetimin tatimor);

    Gjuhët e përdorura

    italisht/shqip

    Shënime të përgjithshme

    Në pritje të rezultatit nga një publikim i tillë, ky Autoritet Kontraktor rezervon të drejtën të ftojë operatorët ekonomikë të cilët veç janë në regjistrin tonë, të cilët nuk kanë paraqitur një përgjigje të qartë si rrjedhojë e kësaj kërkese.

    Përgjegjës për procedurën e perzgjedhjes

    Nenkolonel com. Pasquale Luca ALBANO (PEI: [email protected]).

    Detajet e kontaktit për çdo kërkesë dhe sqarim

    [email protected][email protected]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark