Insajderi
Lajme

“Njoh persona që fare s’luftuan dhe u bënë veteranë”

Insajderi
02 June 2016 - 23:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi po e cilëson si shumë të madh numrin përfundimtar të veteranëve të luftës.

Ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, u shpreh se shifra prej 46,230 veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk përkon me numrin real të atyre që luftuan.

“Nuk jam i kënaqur me këtë numër, sepse mendoj se numër shumë i madh ky prej 46,230 veteranë. Ekzistojnë listat e shtabeve të përgjithshme që tregojnë numrin e ish-ushtarëve të tyre. Kemi raportime nga bashkëluftëtarët se listat janë shumë të fryra”.

Ai madje po thotë se njeh persona të cilat kanë fituar statusin e veteranit pa e kaluar asnjë ditë të vetme në luftë.

“Njoh raste që nuk kanë qenë fare në luftë por që emri iu figuron në listën e veteranëve. E përmendëm se lufta është përkrahur në forma të ndryshme, por në këtë rast po flasim për ata që kanë qenë në vijën e frontit dhe të uniformuar. Edhe ata që kanë qenë ndihmës të luftës e kanë marrë statusin e barabartë”, ka thënë Qeriqi. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark