Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka vizituar sot strukturat e partisë së saj në fshatin Novolan të Komunës së Vushtrrisë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi ka thënë se LDK-ja është çdo herë e më afër fitores.
“Bashkë me kandidatët për deputetë, sot vizituam strukturat e LDK-së në fshatin Novolan. Si çdoherë, më se të gatshëm për fitore. LDK-ja mbetet opsioni i parë për qytetarët e Novolanit në veçanti dhe komunës së Vushtrrisë në përgjithësi. Çdo herë e më afër fitores”, ka shkruar Krasniqi. /Insajderi.org