×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë sot protestojnë para qeverisë

    Insajderi
    09 December 2023 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese do të mbajnë protestë sot para objektit të Qeverisë, si shenjë pakënaqësie për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

    Por, kësaj here protestës do t’i bashkohet edhe Këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë.

    Lajmin e kishte konfirmuar për Insajderin kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri

    “Po, do të jemi nga ora 12:00. Edhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë i bashkohet protestës. ”, tha shkurt ai.

    Rikujtojmë se protesta e FIT u mbajt me 1 nëntor para objektit të Qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark