×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nju Jorku heq ndalim-qarkullimin

    Insajderi
    08 June 2020 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Po e heqim menjëherë ndalim-qarkullimin. Dje dhe natën e kaluar ne pamë cilësitë më të mira të qytetit tonë,” shkroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio të dielën në Twitter.

    Ndalim-qarkullimi hiqet një ditë më herët se parashikimi.

    Ai është i pari që vendoset në qytetin e Nju Jorkut prej disa dekadash. Ora policore u vendos ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë u shndërruan në dhunë. Por mbrëmjen e së shtunës, policia u tërhoq, duke lejuar që protestat paqësore të vazhdonin edhe pas orës 8 të mbrëmjes.

    Fillimisht, ishte vendosur që ora policore të mbetej në fuqi të paktën deri në fund të ditës së diele.

    Komenti në Twitter i zotit De Blasio u prit me dhjetëra reagime që i bënin atij thirrje të jepte dorëheqjen, pasi protestuesit besonin se zyra e tij nuk bëri sa duhet për t’i mbrojtur ata ose për të sqaruar se kush e nxiti dhunën në demonstratat e tyre./voa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark