NLB Banka dhe kompania ERVB nënshkruan kontratë për projektin MarigonaHill, një nder projektet më të mëdha investive në vend.
NLB Banka njofton klientët e saj si dhe publikun e gjerë se sot me datë 04.12.2018, ka nënshkruar kontratë për projektin MarigonaHill, një ndër projektet investive më të mëdha në vend me kompaninë ERVB për financimin e blerjes së patundshmërive përmes kredisë.
NLB Banka, në vazhdën e përpjekjeve për të qenë sa më afër klientëve dhe për të ofruar mundësi të qëndrueshme dhe afatgjate investimi, ka vendosur që të përkrahë këtë projekt duke mundësuar kredi për blerje të këtyre patundshmërive me afat deri në 20 vite si dhe kushtet më të volitshme në treg.
Projekti më i ri i MarigonaResidence “MarigonaHill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe njëkohësisht pranë mushkërive të qytetit të Prishtinës, parkut të Gërmisë, me lartësi mbidetare 725 m.
E shtrirë në 16.2 hektarë, “MarigonaHill” do të ketë 103 shtëpi, 112 tarracier, 500 banesa dhe 100 lokale afariste, ambiente biznesi si dhe do të përbëhet nga bulevardet e gjera deri në 18 metra, me shtigje të dedikuara për çiklistë, trotuare të gjera të rrethuara nga parqe të shumta, parkingje përgjatë rrugëve, e shumë elemente të tjera.
NLB banka ne bashkëpunim me partnerët e saj afarist, do të mbetet e përkushtuar në përmirësimin e mirëqenies së klientëve të saj duke ofruar shërbime bankare të favorshme me fokus të veçantë në nevojat dhe kërkesat e klientit.