×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Nofka e tij e shënuar në muri-Kjo është shtëpia e Dibran Hoxhajt që u bastis nga Policia

    Insajderi
    03 January 2023 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Prizren, ku pas një konflikti në një lokal mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi. I dyshuar për vrasje është Dibran Hoxhaj.

    Deri tek vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e një fature prej 400 eurosh.

    Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Nazan Shero i tha Gazetës Insajderi se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.

    Tashmë policia ka bastisur shtëpinë e Dibran Hoxhajt, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

    Ndërsa janë publikuar edhe pamje nga shtëpia e tij. Nga videoja mund të verehet se nofka “Kobra” është shkruar në muri, shkruan Insajderi.

    Si ndodhi vrasja

    Sot në orët e para të mëngjesit, nga të shtënat me armë zjarri ka vdekur një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.

    Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve nga Kukësi, teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

    Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun.

    Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

    Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Insajderi se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark