×
  • Showbiz
  • Show

    Noizy: Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane të tjera për mua

    Insajderi
    19 August 2024 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy, ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert më 21 gusht në stadiumin “Selman Stërmasi”.

    Ai thotë se asgjë nuk mund të ndalë kur është i drejtë dhe në rrugën e Zotit.

    “Plani politikës ishte të më ndalnin suksesin dhe punën që unë di të bëj më së miri ‘Muzikën&Koncertet’, mirëpo Zoti kishte plane të tjera për mua. Dhe ja ku jemi këtu duke ju vërtetuar se asgjë nuk mund të na ndalë kur jemi në të drejtën tonë dhe në rrugë të Zotit”, ka shkruar ai.

    Ai u lirua nga paraburgimi pak ditë më parë duke ofruar garanci pasurore në vlerë 50 mijë euro.

    Nga ana tjetër, DJ i tij Crax po vazhdon akoma të jetë në paraburgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark