×
  • Showbiz
  • Show

    Noizy vs Cllevio- Si e shfrytëzoi Cllevio për famë mbretin shqiptar të Rep’it?

    Insajderi
    17 April 2023 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy rep-artistët shqiptarë, Rigels Rajku i njohur si “Noizy” dhe Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe me nofkën “Cllevio Serbiano” kanë qenë në krye të mediave rozë gjatë këtyre ditëve. Kjo, pasi dje në Rinas u arrestua reperi “Cllevio” pas denoncimit në Polici nga Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku. Këta dy të fundit pretendojnë se janë kërcënuar nga Ahmeti nëpërmjet rrjetit social “Tik-Tok”, duke i shkaktuar gjendje të rëndë ankthi dhe frikë të vazhdueshme, raporton Express.

    “Cllevio” është ndaluar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja”, ndërsa në të kaluarën ai është dënuar edhe për trafikim të lëndëve narkotike.

    Në anën tjetër, , “Noizy” përmes një reagimi të gjatë në faqen zyrtare në “Facebook” ka treguar se ka tërhequr denoncimin e bërë para pak ditësh ndaj “Cllevios” dhe se do të takohet me të. Në këtë reagim, Rajku ka përmendur edhe historinë e konfliktit që sipas tij filloi që nga momenti i përplasjes së “Cllevios” me boksierin e njohur shqiptar Florian Markun, në Lushnjë.

    Historia e konfliktit

    Krejt ky konflikt erdhi si pasojë e ofendimeve të bëra vazhdimisht nga Cllevio nëpër rrjete sociale. Ai kishte filluar pothuajse para tri vitesh të bëhej viral nëpër rrjete sociale, ku thyente rekorde të shikueshmërisë. Gjatë kësaj kohe, ai ofendonte rëndë reperin “Noizy” dhe anëtarët e grupit “OTR”, madje kishte publikuar edhenjë video duke e ndjekur me veturë babanë e reperit, këto provokime përfunduan pasi Ahmeti u arrestua në muajin mars të vitit 2021 në Shqipëri.

    Noizy është shprehur se është argëtuar me videot e Cllevios deri në momentin kur ai e kishte ndaluar babanë e tij.

    “Deri në momentin kür K ben gjen qe sdo ja falja kurr, me disa shoke nga Durrsi K ndalon babin tim në mes te rruges dhe e Kercenon siç e keni pare dhe vet, dhe ate nat mbasi ka dal video une jam Betu qe sdo ja fal ket xhest kurre, une nuk e di me ke eshte mesu ai ti dali baballeret tjerve por mu smund t’ma beje jo ai por asnji,  Sepse nuk Jane familjaret e mi per ti ndal K në Rruge, e me ju bo si I forte Sepse ato jane në punen e vet dhe në hallet e veta si gjith familjet normale Shqiptare”, shkroi Noizy në Facebook.

    Gjatë 13 muajve që Cllevio ishte në burg, në “botën” e showbizit shqiptar ndodhi pajtimi i dy rivalve Noizy dhe Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe me nofkën “Stresi”, të cilët i harruan ofendimet, “diss-at”, përleshjet dhe ia zgjaten dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Por, në momentin që Ahmeti u lirua nga burgu, Arkimedi dhe shoqëria e tij i kërkuan që të mos vazhdonte më me ofendime ndaj grupit “OTR” dhe veçanërisht ndaj reperit “Noizy”, shkruan Express. Ai kishte premtuar se nuk do të ofendonte por se këtë premtim nuk e mbajti edhe aq gjatë, jo vetëm që filloi të ofendonte sërish të njëjtit persona, por tashmë i kishte prishur edhe raportet me mikun e tij më të ngushtë, Stresin.

    Para se të ndodhte rrahja më 6 qershor të vitit të kaluar, “Cllevio” përmes disa videove në rrjetin social “Instagram” kishte njoftuar se do të shkonte tek lokali i Noizy’t. Në videot e publikuara asaj kohe shihej që ishte së bashku me disa miq dhe ishin me më shumë se tri vetura, që sipas Cllevios ishin duke bërë xhirimet për videoklipin e këngës së tij të re dhe kishte vendosur t’i kërkonte falje Noizy’t. Por, ky i fundit në reagimin e bërë jep versionin e tij duke thënë se: “K vendosi te vij tek lokali im në Durrës me 6 makina plot me cuna qe I bie diku mbi 20 veta, kur parkohen jashte dhe fillojne te dalin nga makina 1 Nga 1, aty jasht lokalit qendronin dhe disa femra qe I ka sjell ky per te filmuar skenat qe ky pretendonte qe do te bente, në momentin kur ky ka hyr brenda une me shoket kemi qen duke ngrene buke, në nje moment degjoj tekstualisht kto fjal, “Ku eshte ai pederasti ma thirrni pak ktu jashte, dhe me pas tha qe kam shku me te kerku falje, me 20 veta dhe me ato fjale, kshu kerkokan falje gangot dhe une se dija..”

    Video që qarkulloi atë ditë shihej se situata u tensionua menjëherë si doli Noizy nga lokali i tij u vërsul në drejtim të Klevios për ta goditur atë, por ky i fundit arriti t’i shpëtonte goditjes së parë duke tentuar të largohej nga aty, ai u zu nga Noizy dhe dy anëtarë tjerë të grupit “OTR”.  

    Lidhur më këtë, Noizy në reagimin e tij thotë: “Po te shifni me kujdes jan njerzit e K te paret qe kan nxjerr videon, e inxhizuar nga disa femra qe I kishin me vete apostafat për kte pune, dhe me pas ka ardh policia ka marr videot e lokalit dhe dikush i pa pergjegjshem e ka nxjerr videon e plot qe qarkullon ende neper internet, ne nga Veriu kur shkojm me kerku falje nuk shkojm me 6 makina, me arm me vete dhe me telefona ndor tu inxhizu, dhe kür I hym tjetrit ne shpi nuk I themi ku eshte ai pederasti, ka disa norma disa rregulla.”

    Video e plotë e rrahjes:

    https://www.dailymotion.com/embed/video/x8bh5be

    Çfarë ndodhi pas rrahjes?

    Pas rrahjes, Cllevio hyri “live” me një mik të tij në rrjetin social “Instagram”, ku u shpreh se reperi Noizy e kishte pritur atë shumë mirë, madje u shpreh se tashmë keqkuptimet kanë mbaruar dhe nuk do të ketë më probleme. Por, pasi nëpër rrjete sociale filloi të publikohet video-ja, doli Cllevio dhe tregoi versionin e tij, se si është sulmuar dhe që ka shkuar për t’i kërkuar falje e jo për ndonjë qëllim të keq. Më vonë, erdhi edhe reagimi i Noizyt, i cili gjithashtu hyri “Live” në rrjetin social “Instagram” duke thënë: “Kur qeni ec në rrugën e vet, mos e nguc se qeni të han– ka thënë i moçmi. Leje të ec në rrugë të vet”.

    Më pas, erdhi një reagim tjetërnga reperi Noizy, i cili publikoi dy fotografi, ku në to shkruhej: “Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”.

    Ndërsa, Cllevio kishte shkuar për kontroll mjekësore, ku përmes një fotografie tregoi se Rigelsi e kishte lënë atë me pasoja dhe se kishte mpiksje të gjakut në kokë: “Pasoja fatale nqs nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kok  do vini këtu me merrni për te banesa. Bravo noizi do behësh vrasës”, shkroi ai duke publikuar një fotografi të murgut.

    Pas kësaj, ai publikoi një video ku shihej me lot në synga makina dhe se ishte postimi i fundit në rrjete sociale, pasiqë në orët e pasdites policia e shtetit të Shqipërisë njoftoi për arrestimin e tij.

    Reagimi i Noizy’t pas këtyre të Cllevios ishte i menjëhershëm ku shkroi: “Ju siguroj që vetëm nuk ka qen.. Por 4 makina plot me cuna… Qe vetëm 2 veta i dolën zot. Në besë e kanë pre shokët e vet që kishin ardh me bo video gjith me telefona ndor”, shkroi fillimisht.

    Madje, pati edhe disa fjalë për kërkim faljet e Cllevios.

    “E kemi pa sa her ka kerku falje dhe mbas 30 minutash prap tu sha. I kemi pa të gjitha… kto lajkat sua ble kush”, përfundoi ai.

    Cllevio ishte liruar në muajin Prill pas 13 muajve burgim, e që u arrestua prap në Qershor pasiqë theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Pamje të publikuara nga Policia e Shqipërisë nga arrestimi i Cllevios

    Vendosja e tritolit në bizneset e Noizy’t

    Dy ditë pas rrahjes, një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit.Ky shpërthim ndodhi në lokalin e “Noizy’t”, ku në të ka linjën personale të rrobave, teksa mbi të gjendet “Shisha Bar Lounge Rigelsi”, lokal të cilin reperi e kishte paralajmëruar ri-hapjen për datën 10 qershor. Nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës. Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

    Lidhur me këtë ngjarje, policia ka njoftuar se janë sekuestruar kamerat e sigurisë, teksa Noizy kishte deklaruar në Polici se ka problem vetëm me një person dhe ai është reperi, Cllevio.

    Pamje nga lokalet e Noizy’t ku u vu tritol

    Lirimi i Cllevios nga burgu dhe pajtimi me Noizy’n

    Pas më shumë se një muaji, Gjykata e Lushnjës kishte marr vendim për lirimin e Cllevios. Ai iu rikthye ‘zanatit’ të vjetër duke hyr sërish ‘live’ nëpër rrjete sociale, teksa disa herë ishte pjesë edhe vetë reperi “Noizy”. Madje, dyshja i kishin bërë dhurata njëri-tjetrit. Por, që sipas Rajkut ai e prishi “shoqërinë” pasi filloi t’i binte fama në rrjete sociale, ndër të tjera ai e jep versionin e tij lidhur më “pajtimin”.

    “Shkova takova nje mikun ton te perbashket “petagogu” Sepse ai Miku jone me thirri vet per shkak se e din se cfar mund te beje mendja jote e ceket dhe me sugjeroj disa gjera se si mund të zbus ty dhe si mund te behemi miq ne nje far menyre, ti linim gjerat e kqia mbrapa dhe te vazhdojm perpara, aty nisen Dhuratat rroba Illyrian ti ma ktheve me disa rroba te tjera, Nejse iku dhe kjo, miku jone i perbashket me premtoj qe nese ai do te thoshte Ty te mos Shaje me, ti nuk do Beje me per shkak te rrespektit qe ti “gzoje” per te, mire por ti Vetem 1 muaj durove dhe as ate nuk e perfille me, filloj te binte vemendja dhe shikueshmeria në tiktok, dhe plase serish me te shara pa limit. nderkohe kishe hap dhe telashe tjera me lloj lloj njerzish duke shar shummm e shum njerz nga robt dhe familja, Kalonin ditet dhe ti nje her kerkoje falje nje her Shaje, deri sa mora vendimin te jepja disa keshilla te sinqerta publikisht në instragram, Sepse ti vdes te permend un ty publikisht se vetem per ate gje jeton”, shkroi Noizy.

    Takimi i Cllevios dhe Noizyt

    Noizy në reagimin e tij të bërë sot tregoi si është takuar me Cllevion para pak muajsh: “Para 2 Ose 3 muajsh po haja drek me familjen mamin dhe babin me lokalin Tim, dhe ktu ma ke shpif si person. Me vjen kamarjeri dhe thot ka ardh K jasht dhe don te takoje, I habitur thash K? Po tha kamarjeri, I thash sille thuj tvi Brenda, erdhi na takoj u ul me ne ne tavolin, e kuptova qe ishte normal dhe inteligjent dinak, kuptova qe nuk eshte I semur por ate e thot per justifikim, kemi ndejt mbi 2 öre si nje familje, Mami Babi un dhe K dhe disa nga shoket e mi, dhe nje shoku tij, folem per shum gjera e kam keshillu si un dhe familja ime per mire dhe vetem të shofi punen e vet dhe te ndjeki muziken, mami dhe Babi I folen si me pas fmin e vet, nuk kalun 2 dit del prap neper Tiktok dhe shan prap serish në te njejten menyre si në fillim pa i ber as gjen me te vogel, pa I pas as hak e as hile, duke I fol Vetem per gjera tmira qe ky duhet te qe  te eci perpara, biles eshte aq intrigant sa qe shkon e I thot disa shokve tane te perbashket qe Noizy ka fol keq per ju, dhe kta qe I besojn ktij…”

    Para dy muajsh në një intervistë për emisionin “Kendiv” në T7,Cllevio kishte folur për Noizy’n, madje nëpër rrjete sociale ishte publikuar edhe një fotografi nga takimi i tyre.

    Si ndryshoi sërish raporti mes tyre

    Cllevio ka ofenduar jo vetëm Noizy’n, por edhe disa anëtarë tjerë të grupit “OTR” si ‘Varrosi’ dhe ‘Dulla’, ku këta tre të fundit kishin publikuar një bashkëpunim e në një nga vargjet e kësaj këngë Noizy shprehet: “S’ka shaka t’rraf me shapka”. Ahmeti këtë rimë e kishte marr si ‘diss’ për të pasi në momentin kur kishte ndodhur rrahja, Noizy ishte me shapka.

    Rajku i referohet reperit Kleviol Ahmeti, me incialen “K” gjatë gjithë reagimit të tij, teksa thotë se arsyeja që e nxiti të bënte denoncimin ishte: “K Shkon në itali dhe I hyp mllefi serish duke shar e ofenduar e kercenuar, ka kalu gati 4 vjet qe ky nuk ndalet, Kan provu shume njerz te hyn në mes per te rregullu djalin por te gjith kan deshtu, ndaj un vendosa te mos bej veprime qe nje dite do pendohem, vendosa tia le shtetit te merret me ket person sepse une skam me nerva e as moshe e as status te merrem me tipa si pune atij.

    Denoncimi ndaj Cllevios, deklarata e avokatit dhe reagimi i Noizyt

    Avokati Ndue Pjetra ka folur pas arrestimit të Cllevios duke thënë se: është arrestuar si i dashuri i Noizyt”. Ai thotë se nenin 121 të kodit penal, për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja shpirtërore, duke thënë se në këtë mënyrë, “Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të tij”.

    “Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Kleviol arrestohet si i dashuri i Noizyt. Në nenin 121 të kodit penal për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati.

    Ndue Pjetra ka bërë thjesht një koment për situatën, pasi Cllevio Serbiano mbrohet nga avokati Sokol Tahiraj.

    Në media është publikuar procesverbali për ndalimin e të dyshuarit K.A, sipas njoftimit thuhet se: Ndalimi  u krye me iniciativën e policisë për shkak të gjendjes së nguitshme, sepse ai ka rrezik ikjeje dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Përndjekja” dhe “mbajta pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 139 dhe 279 i K. Penal.

    Por, që ditën e sotme reperi, Rigels Rajku ka njoftuar se do e tërheq denoncimin e bërë ndaj Cllevios dhe do të shkoj nesër ta takon Ahmetin për ta paralajmëruar për herë të fundit dhe se ky reagim që ka bërë sot në rrjete sociale është i fundit sa i përket kësaj situate.

    “Gjithsesi serish u bera pishman Sepse sdu te perfundoje asnje person I mbyllur per shkak meje, vendosa të terheq ato cfar kam thene, jo Nga frika se e din shume mire njerzit se sa frik kam une, por nga burrnia qe me ka msu jeta dhe familja,  sot me premtoj vllai vet qe ta duroj edhe pak deri sa te dali ai vet do e ket në kontroll, une kam vendos te shkoj neser ta takoj  K dhe ta paralajmeroj per her te fundit. Ky eshte sqarimi i Im I fundit per kte gje, nese edhe nej her te Vetme do me provokoje mos me thoni pastaj Pse”, shkroi Rajku.

    Emri i Cllevios ndoshta tashmë është bërë i njohur për disa nga ju, por kush është Cllevio Serbiano?

    Reperi, Kleviol Ahmeti ka lindur në vitin 1986 dhe është me prejardhje nga qyteti i Lushnjës, ai kishte jetuar 11 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e grupit “The Bloody Alboz”, teksa mbante nofkën “Hudra AKA Problemi”, pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi nofkën në “Cllevio Serbiano” e që në vitet e fundit u bë i njohur përmes rrjeteve sociale.

    Në vitin 2014, Cllevio u arrestua për “Trafikim Droge”, pasi rrezoi një avion të llojit “Piper” që ishte nisur nga Italia me destinacion Divjakën, raporton Express.

    Një shef policie, i përfshirë në bartjen e drogës me avion në Divjak -  Lajme shqip - Mobile - KosovaPress
    Fotografi e avionit të rrëzuar në Divjak

    Dënimin e përfundoi pas 6 vitesh, kur doli edhe nga burgu pra në 2020-tën dhe vazhdoi të publikonte projekte muzikore, e që më pas filloi të hynte në “Live” në rrjete sociale si “Instagram” dhge “Tik-Tok”. Ndërsa, kishte miqësi edhe me personazhe të njohura si Aleks Vishaj, Fabio Dushku, “Fero” dhe “Stresi”.

    Por, kush është “petagogu”?

    Cllevio në disa këngë ka përmendur nofkën “petagogu”, e që edhe Noizy sot tregoi se “petagogun” e kishte takuar dhe se ishte mik i përbashkët i dy reperave në fjalë.

    “Shkova takova nje mikun ton te perbashket “petagogu” Sepse ai Miku jone me thirri vet per shkak se e din se cfar mund te beje mendja jote e ceket dhe me sugjeroj disa gjera se si mund të zbus ty dhe si mund te behemi miq ne nje far menyre, ti linim gjerat e kqia mbrapa dhe te vazhdojm perpara, aty nisen Dhuratat rroba Illyrian ti ma ktheve me disa rroba te tjera, Nejse iku dhe kjo, miku jone i perbashket me premtoj qe nese ai do te thoshte Ty te mos Shaje me, ti nuk do Beje me per shkak te rrespektit qe ti “gzoje” per te”, shkroi Rajku.

    Në një intervistë tek Meriton Mjekiqi, Cllevio pyetet se kush është “petagogu” të cilin ai e përmend shpeshherë në këngë dhe ai u shpreh: “Petagogu është një nga njerëzit më të afërt që kam unë familjarisht edhe personalisht, quhet Dritan Dajti.

    Por, takimin që e përmendi sot Noizy e kishte thënë edhe Cllevio pa në një intervistë të vitit të kaluar për gazetaren Fjodora Fjora, ai kishte treguar se Noizy e ka takuar në burgun e Peqitin, Dritan Dajtin, një ndër emrat më të njohur të botës së krimit në vend, dhe pas këtij takimi, Cllevio ka vendosur të mos e shajë më.

    “Nuk la njeri pa kapur për të mbyllur muhabetin, në fund fare shkoi në burgun e Peqinit takoi pedagogun tim dhe më tha pedagogu mua lere”.I pyetur nga gazetarja: Për Dritan Dajtin e ke fjalën? Cllevio u shpreh: “Po. E ka takuar dhe është futur Tani dhe nuk ia prish dot. Edhe mund t’ia prish, por problemi është se më ndëshkon ai mua pastaj dhe unë nuk dua që të më ndëshkojë ai. Të tjerët le të më ndëshkojnë, por nga ai nuk dua kurrë. Është futur ai, por mua nuk më mbajnë nervat ndonjëherë se i nxjerrin pamjet, ma sjellin videon në internet.”

    Dritan Dajti, i lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes. Në dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej për herë të parë për vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar. Ai është i njohur për vrasjen famëkeqe të katër oficerëve të policisë në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit të tij më 7 gusht 2009.

    Pra, nga burgu “petagogu” si mik i dy palëve arriti që të rregullojë marrëdhënien mes dy rep-artistëv, por që nuk zgjati edhe aq shumë.

    Se si do të vazhdoj raporti mes tyre, pritet të shihet pas lirimit të reperit “Cllevio” dhe se a do të përfundoj ky konflikt i nisur që disa vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark