Reperi më i kërkuar momentalisht në Kosovë, Noizy ka reaguar përmes Instagramit. Sonte, ai ishte paraparë që të përformojë në një diskotekë në Gjilan, por kjo është anuluar.
Të paktën kështu ka paralajmëruar reperi.
“Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, shkruan Noizy.
Duket se ai nuk do të përsëris gënjeshtrën që bëri për përformancen e tij në diskotekën “Venum” në Prishtinë.
Por kjo ende nuk dihet.
Ndaj tij, Policia e Kosovës ka lëshuar një flet arrest. Policia është duke e kërkuar intenzivisht pasi ai nuk është paraqitur në polici./Insajderi.org/