Kompania në një deklaratë zyrtare tha se në telefonët e kompanisë “gabimisht” kishte përfshirë një softuer për aktivizimin e variantit Kinez të Nokia 7 Plus tek modelet për vendet e tjera.
Megjithatë të dhënat “nuk janë keqpërdorur” dhe përdoruesit nuk identifikoheshin prej tyre sipas kompanisë.
HMD tha se ka dërguar një përditësim sigurie në Shkurt 2019 tek të gjithë telefonët që kanë këtë softuer.
Kompania refuzoi akuzat për keqpërdorim të dhënash. Çdo telefon Nokia jashtë Kinës dërgon të dhënat në serverët e HMD Global në Singapor tha kompania.
Megjithatë deklarata nuk ka për të hequr dyshimet e autoriteteve Finlandeze e as të ndalë hetimet e tyre. Edhe pse të dhënat nuk identifikojnë personat në mënyrë të drejtpërdrejtë, ato mund të përdoren për të mësuar më shumë rreth jetës së personave në fjalë.
Por problemi duket se është zgjidhur por na kujton se një pakujdesi sado e vogël tek fabrikat e prodhimit mund tu kushtojë shumë njerëzve, privatësisë dhe sigurisë së tyre. /PCWorld Albanian