Nol Nushi i PSD'së kërkon dekriminalizimin e marihuanës: S'kemi nevojë të mbesim peng të ligjeve palidhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nol Nushi i PSD’së kërkon dekriminalizimin e marihuanës: S’kemi nevojë të mbesim peng të ligjeve palidhje

    Insajderi
    15 April 2025 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nol Nushi nga radhët e Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje që në Kosovë të dekriminalizohet marihuana, duke thënë se në shumë vende të botës nuk konsiderohet as drogë.

    Propozimi i tij vjen pas publikimit të pamjeve ku një ligjërues i Fakultetit Filozofik shihej në ballkonin e banesës së tij duke konsumuar marihuanë, shkruan Insajderi.

    “Profesori shihet duke konsumuar droge ne ballkon. E qele lajmin, dhe e sheh nje djale te ri duke pi nje kyqje ne ballkon per qef te vetin. Ne shume vende te botes, bari (marihuana) nuk konsiderohet as droge mo”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    “Te perditshme jane lajmet qysh policia hupe vakt tu arrestu njerez per 4 gram bari, e tu i mbajte ne 48oresh, e tu hape raste neper gjykata. Vakt i humbun totalisht kot . Shpesh police me tesha civile sillen ka kafiqat qe me i nxone “kullerat” tu pi bari, me i rrehe, e me i cu ne stacion. E bojne pak per qef, si argetim kete pune”, vijon ai.

    “Si shoqeri ish dashte me levize ka dekriminalizimi i marihuanes. Nuk kemi nevoje me mbete peng i ligjeve palidhje e te kalume ne kohe”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark