Insajderi
Lajme

Nol Nushi: Nuk kemi thënë që do ta kalojmë pragun, por kemi marrë shumë më pak vota sesa kemi pritur

Insajderi
10 June 2026 - 17:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nol Nushi: Nuk kemi thënë që do ta kalojmë pragun, por kemi marrë shumë më pak vota sesa kemi pritur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD), i ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, ka deklaruar se rezultati i dobët zgjedhor i partisë nuk lidhet me mungesën e angazhimit gjatë fushatës, por me pabarazinë e kushteve në garë.

Sipas tij, PSD-ja ka hyrë në zgjedhje pa përfaqësim në Kuvend dhe pa përfitimet që gëzojnë partitë parlamentare.

“Ne jemi parti opozitare, por njëkohësisht kemi qenë të pabarabartë me partitë tjera. Nuk jemi në Kuvend, nuk kemi fonde shtetërore si ato, nuk kemi hapësira reklamuese dhe qasje në televizione sa partitë e mëdha”, deklaroi Nushi.

Ai vlerësoi se, pavarësisht këtyre kushteve, PSD-ja ka zhvilluar një fushatë të fuqishme dhe ka arritur ta përcjellë mesazhin te qytetarët.

Megjithatë, Nushi pranoi se rezultati përfundimtar ishte nën pritjet e partisë.

“Ne nuk kemi thënë asnjëherë se me siguri do ta kalojmë pragun, por kemi synuar ta bëjmë këtë. Duhet të them se kemi marrë shumë më pak vota sesa kemi pritur”, tha ai.

Sipas Nushit, PSD-ja kishte pritur më shumë mbështetje edhe bazuar në takimet dhe komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët gjatë fushatës.

“Sigurisht që kemi pritur më shumë se 2 mijë vota. Nga bisedat me qytetarët dhe puna që kemi bërë në terren, kemi besuar se do të arrijmë rezultat më të mirë”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark