Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova është kualifikuar në finale të garave të xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio2020”, raporton Insporti.com.
Në çerekfinale Nora mposhti xhudisten sllovene Kaja Kajzer me ippon dhe tashmë është larg vetëm një fitore nga medalja e argjendtë.
Ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten japoneze, Tsukasa Yoshida, në kategorinë -57kg.
Sot, është duke garuar edhe vëllai i Norës, Akili, i cili është kualifikuar në çerekfinale. /Insporti.com/