×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    NORA GJAKOVA në gjysmëfinale

    Insajderi
    26 July 2021 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhudistja Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio2020”, raporton Insporti.

    Në çerekfinale Nora mposhti xhudisten sllovene Kaja Kajzer me ippon dhe tashmë është larg vetëm një fitore nga medalja e argjendtë.

    Në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten japoneze, Tsukasa Yoshida, në kategorinë -57kg.

    Sot, është duke garuar edhe vëllai i Norës, Akili, i cili është kualifikuar në çerekfinale. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark