×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nora Istrefi me shpinën çelë, “mahnit” fansat me foto para pasqyrës

    Insajderi
    25 October 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi komentohet vazhdimisht për paraqitjet e saj me shumë stil.

    Autorja e “Amanet” edhe së fundmi ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të sjellur disa imazhe të reja atraktive.

    Nora u shfaq plot elegancë e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të gjelbër me dekolte dhe shpinë të hapur, teksa një zinxhir ari e vendosi rreth belit.

    Për një ‘look’ edhe më të kompletuar, këngëtarja mbante një çantë të vogël me ngjyrë të kuqe.

    Flokët me volum i la të lëshuara sipër, ndërsa vendosi edhe akesor ari për të plotësuar detajet.

    Të shumtë ishin fansat që e komplimentuan për dukjen përmes komenteve të ndryshme pozitive.

    Ndryshe, vlen të theksohet se pas një pauze, Nora u rikthye me një bashkëpunim me NRG Band “A ke gjet tjetër”. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark