×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nova: ShBA i jep afat të rreptë kohor Kurtit të vendos për Asociacionin, deri me 17 shkurt

    Insajderi
    12 February 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pranimi në parim i planit të Bashkimit Evropian për dialogun, pritet t’i ulë sërish përballë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Përveç diskutimit për kornizën e propozimit të BE-së për dialogun, aty pritet të flitet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Gazeta serbe nova.rs pretendon se kryeministrit Kurti i është dhënë afat deri më 17 shkurt për të marrë një vendim përfundimtar.

    Presioni ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa vjen e shtohet dhe siç mëson Nova.rs, atij i është dhënë afat deri më 17 shkurt për të marrë një vendim përfundimtar“, raporton nova.rs.

    Kujtojmë se, këtë të premte, Kurti tha se si ‘Zajednicë’ pati nisur dhe ‘Republika Srpska’ në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    “Kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia ka vlejtur komunat mbi baza etnike. Prandaj Beogradi zyrtar me kaq nervozë kërkon Asociacion të tyre. Si ‘Zajednicë’ komunash patë nisur dhe ‘Republika Srpska’ në Bosnjë dhe Hercegovinë, jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por Serbia”, tha Kurti.

    Në fillim të kësaj jave, kryeministri Kurti, pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e pranoi zyrtarisht propozimin e BE-së për dialogun.

    Ai këtë e ka konsideruar si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.

    Në lidhje me këtë, Kurti të shtunën bisedoi edhe me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark