×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nuhiu dhe Limani shprehen optimistë para ndeshjes ndaj Inter Turku në Conference League

    Insajderi
    05 July 2022 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra e Dritës ka zhvillur seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së raundit të parë të garave në Conference League, ku do të takohet me FC Inter Turku nesër, 06 korrik, ora 18:00 sipas orës lokale në Finlandë.

    Për ndeshjen që zhvillohet në Veritas Stadium në Turku, kryetrajneri i bardhekaltërve, Ardian Nuhiu thekson se do të jetë përballje e vështirë, por ka besim të skuadra tashmë është ndërtuar.

    “Do te jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë me grup të mirë të lojtarëve dhe një trajneri që ka ide të kjarta. Megjithatë, edhe ne kemi pasur kohën e mjaftueshme gjatë kësaj faze përgatitore dhe me futbllistët kemi studiuar kundërshtarin dhe duhet t’i mbyllim pikat e tyre të forta. Ne duhet t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, kam besim te skuadra që do të bëjë një performancë të mirë. Djemtë kanë punua shumë gjatë kësaj faze dhe tani jemi gati për këtë sfidë. Skuadra jonë do të duket ndryshe nga viti i kaluar falë grupit që kemi ndërtuar”, ka theksuar trajneri Nuhiu.

    Atmosferë e mirë dhe optimist janë edhe futbollistët, për çka kapiteni Ardian Limani tha se ndjehen të sigurtë që bashkë me prurjet e reja do të shfaqin një ndeshje të mirë.

    “Ne si futbollistë ndjehemi të sigurtë që do të shfaqim një ndeshje të mirë. Grupi është shumë i mirë dhe mezi presim të luajmë së bashku me prurjet e reja, sepse janë përshtatur shpejt me skuadrën. Inter Turku eshte skuadër e mirë, por mendoj që ne kemi kualitetin e duhur për ta bërë më të mirën e fituar ndeshjen. Nesër duhet të luajmë shpejt dhe mos të gabojmë në lojën tonë. Kemi pergatitur gjithcka qe i duhet ndeshjes”, ka përfunduar Limani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark