Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se skuadra e tij priti deri në momentin kur pranoi gol nga Malisheva për të reaguar.
Drita edhe pse ishte në disavantazh në fund shënoi fitore me rezultat 3-1.
Drita pas fitores pozicionohet në vendin e dytë me 55 pikë, nëntë më pak se lideri Ballkani.
“Realisht në pjesën e parë kundërshtari ishte i vëmendshëm. Në pjesën e dytë pritëm të goditeshim për të reaguar”.
“Duhet të jemi të kënaqur patjetër, por jo me pjesën e parë. Nuk është dashur të presim të goditemi e më pas të reagojmë”, ka thënë Nuhiu.
Drita pozicionohet në vendin e dytë me 55 pikë, nëntë më pak se lideri Ballkani.