Insajderi
Lajme

Nuk befason Bajqinovci, mundohet t’i bie Kurtit në sy: Ia numëron sukseset, pastaj ia bën edhe ‘tag’

Insajderi
14 September 2024 - 22:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk befason Bajqinovci, mundohet t’i bie Kurtit në sy: Ia numëron sukseset, pastaj ia bën edhe ‘tag’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci pasditen e sotme ka postuar një status në profilin e tij në Facebook.

Ai në postim ia bëri ‘tag’, shefit të tij, Albin Kurti, teksa më pas nisi t’i numëronte “të arriturat”.

Ndër tjersh, Bajqinovci ka thënë se ekzekutivi shpërndau 1.2 miliard euro për qytetarët dhe bizneset.

“Në këto tri vite e gjysmë qeverisje të kryeminstrit Kurti, kemi rishpërndarë rreth 1.2 miliardë euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të ndryshme, pa krijuar borxhe të reja. Borxhi për mallra dhe shërbime nga qeveritë e kaluara, i cili në vitin 2020 ishte 140 milionë euro, sot është ulur në vetëm 33 milionë”, ka shkruar ai.

Bajqinovci postimin e përmbylli duke përmendur organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Kosovë në vitin 2030.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark