×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nuk dihet gjë për fatin e portierit italian, dyshohet se është vrarë në luftimet në Ukrainë

    Insajderi
    26 April 2022 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portieri i ligave të ulëta italiane, që iu bashkua luftimeve në Ukrainë, si pjesë e brigadave të vullnetarëve ndërkombëtarë, mund të jetë vrarë gjatë luftimeve mbrëmjen e djeshme.

    Lajmin e kanë dhënë personat që menaxhojnë rrjetet sociale të tij, të cilët flasin për luftime të ashpra të regjimentit të katërt, ku bënte pjesë edhe ish-portieri, teksa kontaktet mes palëve janë shkëputur tashmë, përcjell Insajderi.

    “Me keqardhje ju njoftojmë se mbrëmë gjatë tërheqjes së disa të plagosurve në një sulm në Mariupol, dy autokolona u shkatërruan nga ushtria ruse. Në njërën prej tyre ishte ndoshta edhe Ivani, së bashku me regjimentin e 4-t. Ne po përpiqemi të kuptojmë nëse ka të mbijetuar”, shkruajnë administratorët e rrjeteve sociale të tij.

    Ivan Luca Vavassori, është me origjinë ruse, por i birësuar nga prindër italianë, teksa në të kaluarën ka pasur një karrierë si portier me skuadra si Pro Patria, Legnano e Bra, në ligat e ulëta italiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark