×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ‘Nuk do dështojmë’, Austin: Nëse fiton Putin, Europa do ketë pasoja si kurrë më parë

    Insajderi
    27 April 2024 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse Putin fiton në Ukrainë, Europa do të përballet me një kërcënim që nuk e ka parë në jetën e saj. Paralajmërimin e dha Sekretarit Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë prezantimit të paketës së ndihmës 6 miliard dollarësh për Ukrainën.

    Gjithashtu Austin bëri të ditur llojet e armatimeve moderne që do të marrë Kievi, duke përfshirë edhe interceptues të mbrojtjes ajrore dhe raketat Patriot. 

    “Rezultati në Ukrainë do të përcaktojë trajektoren e kohës sonë. Nëse Putini mbizotëron në Ukrainë, pasojat e sigurisë do të jenë të rënda dhe Evropa globale do të përballet me një kërcënim sigurie që nuk e ka parë kurrë në jetën e saj. Siç ka vënë në dukje Presidenti Biden, Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, nëse Kremlini ia del mbanë, çdo tiran në tokë do ta marrë si shembull”, tha sekretari Austin.

    Reagimi i shpejt amerikan vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje vendeve perëndimore të ofrojnë sisteme shtesë mbrojtëse për të krijuar një mburojë ajrore kundër raketave të tjera ruse. Sekretari i mbrojtjes theksoi se, SHBA nuk duhet të dështoi. 

    “Dy vjet më vonë, grupi i kontaktit qëndron i fortë dhe ky koalicion qëndron bashkë dhe nuk do ta humbasim fuqinë. Në nuk do të bëjmë lëvizje të nxituara dhe nuk do të dështojmë”, shtoi zyrtari i lartë i Mbrojtjes.

    Armatimet e reja mund të përmirësojë shanset e Kievit për të shmangur një përparim të madh rus në lindje, thonë analistët ushtarakë. Por është e paqartë se sa presion mund të ushtrojë Kievi pas muajsh shkatërrimi të artilerisë pasi rezervat e tij janë zvogëluar. Kievi gjithashtu përballet me mungesë trupash në fushën e betejës./a2cnn/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    09 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark