×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nuk do të jetë më analist në studio televizive, Kurti ia gjen Avni Zogianit një punë në Qeveri

    Insajderi
    01 May 2023 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avni Zogiani është emëruar sot zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Vendimi është bërë i ditur përmes njoftimit nga Zyra për Komunikim Publik

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kryeministri Kurti e uroi z. Zogiani për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja“, thuhet në njoftim.

    Zogiani i emëruar i fundit nga kryeministri Kurti është analist i studiove televizive. Në debate ai vazhmisht ka mbrojtur partinë në pushtet.

    Ai është edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2017 ishte edhe kandidat për kryetar të Fushë Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark