×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk duan madrilenë në klub!” Leo Messi, Busquets dhe Alba bllokuan transferimin e Sergio Ramos te Inter Miami!

    Insajderi
    02 August 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sergio Ramos u largua nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar. Ish-lojtari i kombëtasres spanjole kishte oferta prej disa klubeve nga Arabia Saudite, por ish-kapiteni i Real Madridit filloi negociatat me Interin.

    Klubi nga Miami punësoi në merkaton e verës tre ish-lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, të cilët ndaluan transferimin e Ramos për te Interi.

    Mediat spanjole kujtojnë se Messi dhe Ramos kishin qenë bashkëlojtarë në Paris Saint-Germain, por spanjoli ishte në anën e klanit të drejtuar nga Kylian Mbappe dhe asnjëherë nuk ishte në marrëdhënie miqësore me futbollistin argjentinas. Mediat spanjole theksojnë se ka një rivalitet të madh mes ish-lojtarëve të Barcelonës dhe Realit, të cilët nuk duan të luajnë bashkë në Miami.

    Ramos (37) luajti për Realin për 16 vite dhe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, pasi Sevilla nuk pranoi ta punësojë atë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark