×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk e di unë, fjalë Skifter s’kam ni, s’marr vesh tybe” – Çka tha dëshmitari kundër Salih Mustafës deri tani?

    Insajderi
    21 September 2021 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëshmitari kundër ish-luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa është pyetur nga prokurori se çka di ai për njësinë ‘Skifterat‘.

    “Nuk e di unë, fjalë Skifter s’kam ni, s’marr vesh unë tybe. Ma vonë e kam ni tu përmend që qata kanë qenë Skifterat“, ka thënë dëshmitari kundër Mustafës.

    Më vonë, prokurori ia tregon fotografinë e një shtëpie në Zllashë, ku pretendohet për ‚keqtrajtime‘.

    “A i thu dot gjykatës se në cilën prej këtyre ndërtesave të kanë majtë?“, pyet prokurori i Speciales dëshmitarin.

    “Në atë po shihet në dy kat, unë kam nejt në podrum“, përgjigjet dëshmitari.

    “Me fol drejt, besoj se ai veni është, me siguri qai është nalt“, vazhdon dëshmitari.

    Seanca është duke vazhduar…

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark