Big Brother VIP po vazhdon të jetë shumë i komentuar për ngjarjet dhe dinamikën e personazheve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Të premten u mbajt nata e spektaklit, ku banorët treguan se si kanë shkuar ditët e para të bashkëjetesës, duke folur në veçanti për simpatitë e para, por edhe zënkat me njëri-tjetrin.
E teksa po bëheshin gati dhe po rregulloheshin për të dalë para publikut, duket se një moment jo shumë i këndshëm u kap nga tele-kamerat në dhomën e grimit.
Bëhet fjalë për këngëtaren Semi Japuaj, e cila në mos-dijeninë e saj se ishte në transmetim, pa pritur zbërtheu mbulesën tek shpatullat, të cilat i zbuluan gjoksin.
Pamja u kap pa dashje nga regjia, e cila po transmetonte videon nga dhoma e grimit, me kërkesën e Arbanës për të përshëndetur këngëtaret Fifi dhe Semi Jaupaj, të cilat ishin vonuar duke u bërë gati.
Reagimi i Semit ka qenë i shpejt, por që duket të ketë pasur një moment sikleti, pasi nuk ka qenë në dijeni që pikërisht ajo kamerë ishte në transmetim direkt.
Prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, iu kërkoi dy vajzave që me shpejtësi të përfundonin makijazhin, në mënyrë që t’iu bashkoheshin banorëve të tjerë dhe të vazhdonin spektaklin.