Sulmuesi i Slavia Prahës, Elmedin Rama është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë në grupmoshat e reja U21.
Rama ishte pjesë e Kosovës, por nuk mori ftesë për ndeshjet e muajit nëntor dhe kështu zgjodhi ta përfaqësonte fanellën “kuqezi”.
Burimet e Indeksonline mësojnë se lojtari zgjodhi Shqipërinë për të qenë i angazhuar në këto ndeshjet ndërkombëtare, por nuk do të thotë asgjë sa i përket vendimit të tij vendimtar.
Pra, lojtari mund të luaj të ardhmen sërish te Kosova.
Kujtojmë që Shqipëria luan më 15 dhe 18 nëntor ndaj Moldavisë në stadiumin “Vora”.