Fazlija ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se Ademi i kishte kërcënuar pas humbjes kundër Sllovenisë me rezultat 5-0 në vitin 2019.
Ajo ka treguar gjithashtu se çfarë ju kishte thënë kryetari i FFK-së.
”Jo për shkakun tonë, për shkakun e krejt zinxhirëve tjerë, kemi humbur lojën e dytë kundër Sllovenisë me rezultat 5-0, jemi kthyer në mbrëmje, në mëngjes shefi i Federatës na ka thirrur në takim urgjent brenda ore, shumë interesant që nuk e ka thirrur krejt shtabin, por vetëm granimin. Edhe kurrë nuk e harroj kërcënimin që na e ka bërë. Me të vetmen fjalën, ”rezultatet e kombëtares janë ato që më mbajnë mua kryetar, për shkak se unë ju zgjedhi”, në njëfarë forme unë ua jap punën,” tha Fazlija.