×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Nuk e kuptova asnë fjalë”, historia e Kloppit për takimin me Sir Alex Ferguson do të jetë gjithmonë brilante

    Insajderi
    21 July 2022 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri gjerman, Jurgen Klopp do të jetë një nga trajnerët më të mëdhenj të Liverpoolit në histori, pasi ka rikthyer klubin e madh anglez te trofetë, duke fituar veçanërisht Ligën Premier pas më shumë se 30 vitesh, por edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

    Me klubin e zhytur në mediokritet kur ai u bashkua për herë të parë në vitin 2015, Klopp ka mbikëqyrur një nga epokat më të forta në historinë e tyre, duke e kthyer klubin në ekip fitues.

    Ai ishte truri që më në fund i dha fund thatësirës së dhimbshme pa trofe në Ligën Premier që kishte kapluar klubin për dekada, duke i dhënë atij një vend në mesin e më të mëdhenjve që kishin zbukuruar në Anfield.

    Gjermani gjithashtu udhëhoqi Reds në majën e futbollit evropian në vitin 2019, pasi ata mposhtën Tottenhamin për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

    Si rezultat, Klopp tani është një nga menaxherët më të respektuar në lojën e futbollit, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

    Megjithatë, gjermani ka pasur një rrugë të gjatë përpara deri sa ka hyrë në rangun e trajnerëve të njohur.

    Kur Klopp filloi të bënte emër si menaxher i Borussia Dortmundit, u ftua në një forum global të menaxherëve në qytetin e Nju Jorkut dhe së rrëfeu së fundmi historinë e tij me njërin nga menaxherët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Sir Alex Ferguson.

    “Rreth 11 apo 12 vjet më parë, u ftova në një forum menaxherësh elitarë për herë të parë në Nju Jork”, fillon historinë e tregimit Klopp.

    “Kur je për herë të parë atje dhe je gjerman, priret të jesh pak më herët në ceremoni. Kështu arrita në recepsion dhe pyeta nëse ishte dikush atje dhe ata më thanë; ‘Po, Sir Alex është atje në dhomën e mëngjesit’”.

    “Ai më pa dhe më tha, ‘Po, eja këtu’. Çfarëdo që më tha atë ditë, nuk kuptova asnjë fjalë. Gjuha ime skoceze në atë kohë nuk ishte aq e mirë, por që kur punova me Andy Roberston po bëhet gjithnjë e më mirë”, përfundoi trajneri gjerman. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark