×
  • Sport
  • Euro 2024

    “Nuk është gazetari”, Xhemajl Rexha kritikon Arlind Sadikun: Gjesti është joprofesional!

    Insajderi
    29 June 2024 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2024 solli shumë debate dhe diskutime nga analistët dhe tifozët e futbollit.

    Një shqiponjë e bërë para tifozëve serb e ktheu në shtëpi gazetarin e sportit, Arlind Sadiku – dhe ky gjest po kritikohet nga ekspertët e gazetarisë.

    Në emisionin “Rubikon”, Xhemaj Rexha, ushtrues i detyrës në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës e kritikoi gjestin e Sadikut, duke thënë se stadiumi nuk është vend për të treguar se sa shqiptar je dhe se është joprofesionale nga një gazetar.

    “Besoj që Arlindi e di shumë mirë se qysh janë rregullat e UEFA-s. Unë besoj që gjesti ka qenë i gabueshëm dhe joprofesional, nuk duhej të bëhej. Nuk është detyrë e gazetarit të tregoj emocione, e as të tregoj që je shqiptar. Arlindi nuk e përfaqëson popullin shqiptar atje, ai e përfaqëson vetën si individ dhe televizionin ku punon. Stadiumi nuk është vendi i duhur për të treguar kush sa shqiptar është. Gjesti absolutisht është joprofesional dhe s’ka të bëjë me gazetari”, ka thënë Xhemaj Rexha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

    Kujtojmë që në Kosovë u diskutua shumë edhe dënimi që mori sulmuesi i Rubin Kazanit, Mirlind Daku – i cili ofendoi maqedonët dhe serbët pas ndeshjes me Kroacinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark