×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Nuk është kompetencë e imja”, si ia kishte huqur me vendime tezakja e presidentes sa ishte në MAPL

    Insajderi
    27 January 2023 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Venera Çerkini, tezakja e presidentes Osmani para një jave ishte përzgjedhur në pozitën e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Ajo para se të merrte këtë pozitë ishte pjesë e Ministrisë se Pushtetit Lokal. Aty ajo kishte marrur vendime që nuk janë kompetencë e saj.

    Çerkini ishte zëvendësuese e Sekretares së Përgjithshme në ministrinë e Pushtetit Lokal. Ajo kishte transferuar disa zyrtarë nga pozita e tyre edhe pse kjo nuk ishte detyrë e saj. Ndërsa iu deshtën katër muaj kohë për të kuptuar gabimin e saj.

    Këta zyrtarë u transferuan menjëherë pas vendimit të Çerkinit. Ata qëndruan tre muaj në pozitat e reja derisa Venera Çerkini e shfuqizoi këtë vendim duke thënë se nuk ishte kompetencë e saj vendimi i marrur.

    Transferimet që u kryen

    Çerkini ka transferuar disa zyrtarë nga pozita e tyre. Gazeta Insajderi sjell listën e zyrtarëve të ciltët dyshiohet se janë transferuar jashtëligjshëm.

    Me 2 nëntor 2022, Çerkini ka transferuar Lulavere Hashani.

    “Znj. Lulavere Hashani, Zyrtare Ekzekutive/Administrative në kuadër të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, transferohet përkohësisht në pozitën Zyrtare për Transparencë Komunale në Divizionin për Transparencë Komunale në kuadër Departamentit për Përformancë dhe Transparenci Komunale nga data 03.0S.2022 deri me 02.02.2023”, thuhet në njoftim.

    Ajo kishte transferuar nga pozita edhe zyrtarin Alban Mitafi.

    “Z. Alban Mitati, Zyrtar për Organizmi të Ngjarjeve në Divizionin për Shërbime Logjistike dhe Mbështetje të IT-së në kuadër të Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, transferohet përkohësisht në pozitën Zyrtar për Integrime Evropiane në Divizionin për Integrime Evropiane në kuader të Departamentit për Integrime Evropiane dhe Kordinim të Politikave nga data 03.08.2022 deri me 02.02.2023”, thuhet në vendimin e siguruar nga Insajderi.

    Ndërsa zyrtaren Arlinda Koshi e kishte transferuar përkohësisht nga data 26.07.2022 deri me 25.01.2023.

    “Znj. Arlinda Koshi, Zyrtar për Kontroll dhe Monitorim të Projekteve në Divizionin për Kontrollim Programeve të BNK-së në kuadër të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkulturor, transferohet përkohësisht në pozitën Zyrtar i Lartë për vlerësim të Performancës në Divizionin për Matjen e Përformancës Komunale në kuadër Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale nga data 26.07.2022 deri me 25.01.2023”, thuhet aty.

    Nga pozita e tij ishte transferuar edhe Flurim Arifi, Zyrtar i Lartë Koordinues Ndërkufitar në Divizionin për Bashkëpunim Ndërkufitar.

    Z., Flurim Arifi, Zyrtar i Lartë Koordinues Ndërkufitar në Divizionin për Bashkëpunim Ndërkufitar në kuadër të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkufitar dhe Ndërkomunal, i vazhdohet transferi i përkohshëm në pozitën Zyrtar i Lartè për Përformancë Komunale në Divizionin për Përformancë Komunale në kuadër të Departamentit për Transparencë dhe Përformancë Komunale nga data 26.10.2022 deri me 31 janar 2023“, thuhet në njoftim.

    Si i shfuqizoi Çerkini vendimet e marrura nga vetë ajo?

    Tezakja e presidentes Osmani, Venera Çerkini, iu dështën më shumë se katër muaj që ta korrigjoj gabimin e saj. Zyrtarët qëndruan në pozitat që ajo i transferoi për muaj të tërë nga shtatori e deri në janar të këtij viti.

    Dy javë para se të përzgjedhet në pozitën e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Çerkini shfuqizoi vendimin që kishte marrur në MAPL.

    Ajo me 17 janar njoftoj zyrtarët e emëruar se vendimi që kishte marrur ishte jashtë kompetencave të saj prandaj ata duhet kthehen në pozitat që ishin më herët.

    “Vendimet ne fjalë shfuqizohen për shkak se sipas nënit 5 paraprafi 2 të Rregullorës Nr.14/ 202 për transferime të nënpunësave civil transferimi i përkohshëm është në kompetencë të njësisë përgjegjëse të Insitucionit e jo Sekretarit të Përgjithshëm. Zyrtarët e transferuar kthehen në pozitat e mëparshme”, thuhet në vendimin e marrur nga ajo.

    Tezakja e presidentes Osmani, Venera Çerkini, është përzgjedhur po në pozitën e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku ministër është Faton Peci nga Lista Guxo.

    Sipas raportimeve para disa muajve, ajo ishte një nga kandidatet kryesore për këtë pozitë për shkak të lidhjeve familjare me presidenten e Osmani, gjë që u vërtetua më vonë ku zonja Çerkini fitoi garën për pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kundër Menderes Ibra dhe Lebibe Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark