×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Nuk falet toka e ujitur me gjak”, studentët me pankarta në duar kundër Asociacionit

    Insajderi
    15 February 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur protesta e organizuar nga “Parlamenti Studentor” në krye me organizatën e lidhur me pushtetin, Studim, Kritikë dhe Veprim.

    Studentë janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare me pankarta e flamuj kombëtarë në duar, për të dalë kundër Asociacionit.

    Për ta realizuar këtë rezistencë në mënyrë të suksesshme dhe me pjesëmarrje masive, janë aranzhuar edhe autobusë nga plotë nëntë komuna të Kosovës.

    Kjo është bërë e ditur nga vetë organizata studentore përmes faqes në facebook.

    “Nisjet e organizuara me autobusë nga komunat e Kosovës. Transporti do të jetë pa pagesë. BASHKOHUNI! #BashkëKundërAsociacionit“, thuhet në postim.

    Insajderi ka siguruar pamje nga protesta:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark