×
  • Showbiz
  • Show

    “Nuk flasim më”, ndahen sërish Don Xhoni dhe modelja ruse?

    Insajderi
    06 September 2023 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja e reperit Don Xhon me modelen ruse Ariana Lireyn ka qenë shumë e komentuar gjatë viteve të fundit.

    Kjo pasi dyshja bënë bujë të madhe fillimisht me njoftimin për romancë e më pas për deklaratat pas ndarjes.

    Megjithatë, ata u rikthyen sërish këtë vit, pasi modelja ruse u shfaq në klipin e reperit shqiptar “Ike”.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Lirey u pyet sërish nga fansat përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram nëse është ende me Xhonatanin.

    “A je akoma me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

    “Jo, nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”, u shpreh ajo.

    Ariana mes tjerash muaj më parë zbuloi se kishte bërë dhe një tatuazh të ri, mbiemrin e Don Xhonit, ‘Isufi’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark