Insajderi
Botë

Nuk i bëri detyrat e shtëpisë, babai djeg për vdekje djalin e tij 12-vjeçar

Insajderi
21 September 2022 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk i bëri detyrat e shtëpisë, babai djeg për vdekje djalin e tij 12-vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pakistanez dogji për vdekje djalin e tij 12-vjeçar në banesën  e tij në Karaçi, pasi djali nuk mundi t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me detyrat e tij në shkollë.

Shaheer Khan pësoi djegie të rënda më 14 shtator dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Babai i tij Nazir thuhet se ka derdhur vajguri mbi djalin e tij dhe ka ndezur një shkrepëse në përpjekje për ta trembur djalin që të kryente detyrat e shtëpisë.

Por zjarri doli jashtë kontrollit dhe fëmija u përshi i gjithi nga flakët.

Duke dëgjuar britmat e djalit të saj, nëna Shazia hyri në dhomë  dhe të dy prindërit hodhën batanije dhe rroba mbi fëmijën e djegur në një përpjekje të dëshpëruar për të shuar flakët, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për ta shpëtuar.

Policia arrestoi Nazirin të nesërmen dhe ai do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën gjyqësore më 24 shtator.

Babai i tha policisë se ai hodhi lëngun shumë të ndezshëm mbi fëmijën dhe ndezi një shkrepëse për ta trembur atë, sipas Daily Mail.

Nazir thuhet se pranoi krimin e tij pasi u arrestua pasi gruaja e tij ngriti një çështje kundër tij pas vdekjes së djalit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark