Arbitri i Serisë A Luca Sacchi do të pezullohet për një javë. Shkak është bërë mungesa e dhënies së dorës ndaj koleges së tij, arbitre anësore në ndeshjen mes Lecces dhe Sassuolos mbrëmjen e të premtes.
Arbitri vendoset në krye të grupit të futbollistëve që ishin gati për të dalë në fushë dhe zgjat dorën për të takuar kapitenin e Lecces, por refuzon atë të arbitres anësore.
Videoja bëri shpejt xhiron e rrjetit dhe Shoqata e Arbitrave në Itali ka vendosur ta pezullojë e ta lërë pa arbitrim në javën e 9.