×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Nuk i lutemi Greqisë për njohje”, thotë Donika Gervalla në intervistën ekskluzive për To Vima

    Insajderi
    26 January 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla javën e kaluar ishte në vizitë në Greqi, në një intervistë për mediumin grek Tovima, ka deklaruar nuk po bëjnë presion dhe nuk po i luten Greqisë për njohje.

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Jashtme-Diasporë, e cila ditët e fundit ishte në Athinë, ka thënë se do të dëshironte që ky vend të lunate një rol ndërmjetësues në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

    Ndërsa sa i përket njohjes nga shteti grek, të cilën e kishte përmendur kalimthi në konferencën me kryediplomatin Nikos Dendias, në intervsitën për Tovima, Gërvalla ka thënë se ‘nuk e lusim Greqinë për njohje’.

    “Ne nuk po lutemi pasi jemi njohur tashmë nga shumica e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s, duke përfshirë anëtarët kryesorë. Jo vetëm për Kosovën, por për rajonin më të gjerë, do të ishte një veprim racional nëse pesë anëtarët e mbetur të BE-së do ta njihnin situatën aktuale në Ballkan.

    Në pyetjen e mediumit “Kosova kërkon njohjen nga Greqia. A konsideroni që kjo do të ishte e mundur në një të ardhme të afërt, veçanërisht pas përmirësimit të raporteve nga korriku i vitit të kaluar?”

    Gërvalla tha se: “Me Greqinë ne ndajmë një histori të lashtë dhe të vlerave evropiane. Natyrisht se qeveria jonë është shumë pro-evropiane. Jemi të bindur që vendimi i Greqsisë si një shtet i rëndësishëm do të ishte kontribut historik për një stabilitet afatgjatë në rajon dhe jo vetëm. Ne nuk i lutemi për njohje Greqisë, pasi që tashmë jemi njohur nga shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-së”, ka thënë Gërvalla.

    Donika Gërvalla – Schwarz deri tash nuk ka arritur që t’ia sigurojë as edhe një njohje të vetme Kosovës. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark