"Nuk i paska përdor tabletat"- Reagojnë nga Nisma, tallen keq me Ramabajën që tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me VV'në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk i paska përdor tabletat”- Reagojnë nga Nisma, tallen keq me Ramabajën që tha se të hënën zyrtarizohet koalicioni me VV’në

    Insajderi
    13 April 2025 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti i pushtetit, Sadri Ramabaja, është kthyer në një objekt tallje nga vetë subjekti politik të cilin e përmendi.

    Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se Ramabaja “është prekur nga halucinacionet”, shkruan Insajderi.

    Ramabaja, nuk i paska përdorën tabletat sot dhe qenka prekë nga halucinacionet!”, thuhet në reagimin e Berishës.

    LEXO EDHE:

    Reagimi i zyrtarit të Nismës vjen pasi që Ramabaja deklaroi se më së largu të hënën do të bëhet publik koalicioni formal Lëvizja Vetëvendosje-Nisma Socialdemokrate.

    Është në proces të përfundimit të një koalicionin formal me Nismën Socialdemokrate, që drejtohet nga Fatmir Limaj dhe unë mendoj që më së largu deri në ditën e hënë do të bëhet publike edhe kjo marrëveshje“, ka thënë ai.

    Të martën do të mbahet seanca konstituive, ku primatin për konstituimin e institucioneve do ta ketë Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark