×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk i shkoi në takim Hovenierit, Erden Atiq i injoron tensionet dhe bën një kërkesë për rrymë

    Insajderi
    29 May 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka kërkuar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që komuna respektive të kyçet në sistemin kosovar të energjisë elektrike.

    Atiq këtë vendim e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, në kohën kur situata në veri është e tensionuar nga protestuesit serbë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Të nderuar qytetarë, sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë”, deklaroi ai.

    I pari i Mitrovicës së Veriut tha që kërkoi nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja që ta njoftojnë atë për borxhin që duhet paguar institucioneve të Kosovës.

    Atiq, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe bashkëpartiaku i tij, Lulzim Hetemi (i sapozgjedhuri kryetar i Leposaviqit) nuk i shkuan në takim ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Pjesë e këtij takimi ishin vetëm kryetarët e PDK-së në komunat veriore. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark