×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk i shti duart në zjarr”, ministri Aliu nuk garanton për afatin e vendosur nga Kurti për rrugën Prishtinë-Podujevë

    Insajderi
    05 July 2023 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se afati për përfundimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë është një vit, derisa shtoi se nuk është i sigurt nëse do të arrihet të kryhet pas një viti.

    “Nga përvoja e kaluar nuk pres që kryhet, por ne e kemi bërë mobilizimin maksimal për me arritë këtë datë pra që të përfundojë për 1 vit. Jemi duke luftuar për me arritë këtë datë. Por nuk i shti duart në zjarr që kryhet, sepse ne e kryejmë shpronësimin, e bëjmë mbikëqyrjen e krejt por faktorët e paparashikushëm mund ta ndërrojnë atë 365-ditëshin”, ka deklaruar Aliu në një intervistë për Kallxo.com.

    Aliu sqaroi se afati për përfundimin e punimeve sipas kontratës është 1 vit për lot-in më të gjatë sa i përket aspektit kohor, derisa shtoi se punohet paralelisht edhe për lotet tjera, por që tha se zgjasin më pak.

    “A kryhet për një vit, mbetet prej dinamikës së punëve që do t’i zhvillojmë në terren. Pra 5 lote do të punohen paralelisht. Loti me kohën më të gjatë është 365 ditë, këto tjerat janë më pak. Sot një vit me kontratë kjo rrugë duhet me qenë e kryer por sado që kemi premtime mund të mos bëhet, mund të jenë elementet e motit, mund të jenë probleme të ndryshme që nuk janë parashiku”, ka thënë Aliu.

    Ndryshe, kryeministri Albin Kurti para dy ditësh ka thënë se “për 365 ditë pune do të përmbyllet pritja shumëvjeçare”.

    “15 km është gjatësia e rrugës të cilën po e zgjerojmë. Vlera e projektit është 35 milionë euro. Për 365 ditë pune do të përmbyllet pritja shumëvjeçare. Urime të gjithëve!”, shkroi Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark