×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk jam aspak i kënaqur, futbollistët dhe portieri duhet të marrin përgjegjësinë” – Debatik Curri shumë me nerva pas barazimit ndaj Fushë Kosovës

    Insajderi
    02 October 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka marrë përgjegjësinë për rezultatet e fundit të Prishtinës. Por ai me theks të veçantë e ka fajësuar portierin 21-vjeçar Agron Kolaj për pikët e lëshuara ndaj Fushë Kosovës. Ndeshja Fushë Kosova – Prishtina përfundoi baras, 2:2.

    Golin e dytë për 2:2, Prishtina e pësoi në minutën e 94-t. “Është shumë zhgënjyese. E dominuam pjesën e parë e po ashtu edhe të dytën dhe normalisht si çdo skuadër kur ka rezultatin mbrohet. Vendosëm shtatë mbrojtës, por reagimi i tyre dhe pësimi i golave është shqetësuese. Të gjitha gabimet janë individuale. Si çdo ndeshje edhe këtë ndeshje mendoj se portieri ka fajin kryesor. Ai është për të mbrojtur dhe jo çdo gjuajtje në drejtim të tij të jetë gol. Nuk mund të kthejmë asgjë, duhet të vazhdojmë. Nuk jam aspak i kënaqur, futbollistët dhe portieri duhet të marrin përgjegjësinë. Kur ekipi fiton, portieri në shumicën e rasteve është protagonist, por në rastet kur pëson gola nga ndërprerjet e ka fajin e vet, pa përjashtuar edhe futbollistët”, ka thënë Curri për “Art Motion”.

    Ai ka përsëritur se Ardit Nika dhe Agron Kolaj janë me cilësi të njëjta. “Cilësia është e njëjtë e dy portierëve. Një pjesë të ndeshjeve ka qenë Nika, por menduam që në këtë ndeshje do të bëj mirë Kolaj dhe e inkuadruam nga fillimi. Por te momenti i fundit, portieri e ka fajin kryesor, edhe penalltia ishte pjesë e kësaj ndeshje. Unë jam përgjegjësi kryesor për rezultatet e fundit. Mendoj se minimalisht tri ndeshje i kemi humbur me fajin tonë, pasi kemi pësuar gola të lehtë. Klubi i ka këta lojtar dhe po mundohemi të nxjerrim maksimumin”, ka theksuar Curri. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark